Të burgosurit në Burgun e Dubravës në grevë urie

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut në Prishtinë është informuar për hyrjen në grevë urie të burgosurve në burgun e Dubravës. Në lidhje me këtë rast, KMDLNj kërkon nga institucionet kompetente që të shqyrtojnë kërkesat e të burgosurve.
Sipas informacioneve, mësohet se kërkesa kryesore e grevistëve është përshpejtimi i miratimit të Ligjit për amnisti. Nga burime zyrtare KMDLNJ është informuar se në grevë janë 235 të burgosur.
Në lidhje me këtë rast, KMDLNj kërkon nga institucionet kompetente që të shqyrtojnë kërkesat e të burgosurve. Po ashtu, KMDLNj kërkon nga strukturat e burgjeve që të kujdesen për shëndetin e grevistëve e sidomos të kenë kujdes me trajtimin e atyre që kanë shëndet të rënduar.
KMDLNj thekson se do të vazhdojë të monitorojë grevën.