E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkohen për Brit Awards

Rock-grupi i njohur britanik do të mblidhet sërish, për të interpretuar gjatë ndarjes së çmimeve vjetore britanike për muzikë. Është e mundur që gjatë vitit të ardhshëm Blur të dalë me album të ri.

Edhe pse ka qenë dashur që grupi Blur sivjet të publikonte albumin e tij të ri dhe të mbante disa koncerte, nga kjo punë nuk doli gjë.

Madje, u anuluan që të gjitha interpretimet e parapara. Mirëpo, sipas gazetës britanike ‘The Guardian’, grupi do të tubohet sërish, për shkak se do të nderohet me çmimin për kontributin dhënë muzikës, i cili do të ndahet më 21 shkurt.

Basisti i grupit, Alex James, pohon se në ndarjen e çmimeve Brit Awards, Blur do të interpretojë muzikë të gjallë, dhe se anëtarët e grupit mezi po e presin këtë gjë.

"Sërish do të interpretojmë bashkërisht, dhe kjo është gjë e shkëlqyeshme. Kjo i bie sikur të shihni The Blues Brothers duke interpretuar muzikë të gjallë”, thotë Alex James.

Sa i përket albumit të ri, James shpreson se grupi vërtet do të incizojë diçka gjatë vitit 2012, megjithëse nuk dëshiron që të shpalos detaje tjera lidhur me albumin e mundshëm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›