E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi me gazetaret Ky takimi i fundit si president

Me rastin e festave të fundvitit, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dha sot pritjen tradicionale në ambientet e Presidencës ku ishin të ftuar drejtues, gazetarë, analistë, studiues, administratorë dhe përfaqësues të tjerë të medias së shkruar dhe elektronike shqiptare.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i shtetit theksoi se takimi me përfaqësuesit e medias, është i fundit në cilësinë e tij si President, pasi vitin e ardhshëm dikush tjetër do të jetë në këtë pozicion.

"Kam qenë gjithmonë inkurajues i këtyre rrotacioneve të natyrshme, sidomos i një shoqërie si e jona që, për shkak të specifikave, vende që dalin nga izolime të thella në një tranzicion ndoshta të vështirë, nga ana tjetër, vende si i yni kanë patur një zhvillim dinamik shumë të fortë. Dhe kjo e ka shoqëruar jetën e politikës, jetën e institucioneve shqiptare dhe të medias gjithashtu", u shpreh kreu i vendit.

Në fjalën e tij, Presidenti tha mesazhin se media, pavarësisht se është bashkudhëtuese e të gjitha ngjarjeve, duhet të jetë vetvetja, duhet të ketë më shumë pavarësi, më shumë profesionalizëm dhe atë që ndoshta politika për hir të elegancës së komunikimit, apo për hir të mesazheve diplomatike, shpeshherë nuk e thotë, ndërsa publiku i thjeshtë e thotë, njerëzit e thjeshtë e konstatojnë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›