E Diel, 1 Nëntor 2026

I bien pishman për Ilir Gjocajn

Nga shkuarja e paralajmëruar e shkrimtarit dhe skenaristit kosovar, Ilir Gjocaj, në Beograd, duket se s’do të ketë gjë.

Kjo për shkak se nikoqirët serbë në momentin e fundit hoqën dorë nga pritja e njërit prej autorëve të antologjisë “Nga Prishtina me Dashuri”, e cila në Serbi u botua sivjet nga shtëpia botuese Algoritam media.

Ndryshe, përveç Gjocajt, në bashkëbisedimin në Beograd ka qenë dashur të marrë pjesë dhe bashkautori i librit, Sasa Ciric. Gjithashtu, publiku beogradas nuk do të mund të shoh as filmin “Denis Profeti”, të xhiruar sipas tekstit të Ilir Gjocajt. Sipas njoftimit të organizatorit, ardhja e Gjocajt në Beograd u pezullua “për shkaqe teknike”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›