E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkohet Liverpooli me Manchester United!

Dy gjigandët dhe rivalët e mëdhenjë të futbollit anglez, Liverpool e Manchester United janë "bashkuar" përkohësisht në një reklamë televizive.

Gjigandi i veturave, kompania amerikane Chevrolet, e cila është sponzor i dy skuadrave ka bashkuar gjigandët në reklamë ku një tekst të njejtë e thonë futbollistë të dy skuadrave në një montazhë fantastike.

Ryan Giggs, Rio Ferdinand, Robin van Persie dhe Paul Scholes janë pjesë e reklamës nga United ndërsa te Liverpooli flasin Henderson, Allen, Johnson dhe Shelvey.

Reklama përfundon me premtimin "Së bashku do të formojmë një kapitull të ardhshëm sepse zemrat tona rrahin për skuadrat më të mira në botë".

/>  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›