E Shtunë, 31 Tetor 2026

Se lëshon bash lehtë Fergie

Sir Alex Ferguson ka bërë thirrje në Premierligë që të bllokojë kalimin e Zeki Fryers te skuadra e Tottenham. Talenti anglez ka arritur marrëveshje me Tottenhamin por që Fergie nuk është i pajtimit me këtë transfer.

Fryers është lojtar i akademisë së Manchester United por që edicionin e kaluar ishte i huazuar te Standard Liege.

"Ne nuk kemi zgjidhur të gjitha dilemat me lojtarin. Jam i zhgënjyes me mënyrën se si Tottenham dëshiron të blejë një lojtar pa e pyetur njëren nga skuadrat që është pjesë e saj" deklaroi Ferguson.

Fryers ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për 6 milion euro./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›