E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demanton sheiku: As Ronaldon as Mourinhon

Bosi i PSG-së, sheiku Nasser Al Khelaifi ka demantuar të gjitha shkrimet se skuadra e tij është e interesuar për blerjen e Ronaldos dhe Mourinhos.

"Nëse ne jemi të interesuar ndonjëherë, ne do të telefonojmë Perezin për këtë gjë. E respektojmë Ronaldon si lojtar të Realit por që nuk kemi bërë asnjë ofertë për të. Sa i përket trajnerit, ne kemi Carlo Ancelottin me të cilin jemi shumë të kënaqur. Ne mendojmë që nën drejtimin e tij të fitojmë Ligën e Kampionëve. Për Mourinhon nuk kemi pyetur asnjëherë" deklaroi Al Khelaifi.Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›