Basile: Normale loja jo e mirë e Messit në kombëtare

Lionel Messi, lojtari më i mirë në botë, edhe një herë “ka zhgënjyer” tifozët argjentinas gjatë Copa America. Kombëtarja argjentinase arriti të kualifikohet vetëm deri në çerekfinale.
Por, strategu i njohur argjentinas, Alfio Basile ka thënë se është logjike që Messi të luajë shumë më keq për Argjentinën se sa për Barcelonën.
Basile mendon se filozofia e lojës së Argjentinës është që topi t`i hidhet Messit dhe pastaj nga ai pritet të bëjë të gjitha, ndërsa në Barcelonë loja luhet si ekip dhe nuk janë të varur nga Messi.