Kaka: Nuk largohem nga Real Madridi

Mesfushori i Real Madridit, Leite Kaka ka thënë se Jose Mourinho dëshiron, që ai të qëndrojë me Los Blancos dhe se largimi nuk është temë e diskutimeve.
“Unë gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj dhe dua të luaj për Real Madridin, e të jem bindës. Miqtë e mi gjithmonë më kanë ndihmuar, stafi teknik, klubi. Unë gjithmonë e kam ditur se do të ketë shumë spekulime, por unë kam biseduar me klubin dhe trajnerin dhe ai ishte i qetë”, është shprehur futbollisti.
Po ashtu ai ka deklaruar se nuk largohet dhe ka zbuluar po ashtu dëshirën e trajnerit për të qëndruar edhe sezonin e ardhshëm.