Gjirokastër, shuhet zjarri në kufi me Greqinë

Flakët e zjarrit të fuqishëm, që kanë përfshirë zonën mes kufirit shqiptar dhe atij grekë, kanë shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh. Zjarri është shuar me ndihmën e forcave zjarrëfikse të vendit, të ndihmuara edhe nga homologët e tyre të Janinës, të cilët kanë kontribuar edhe me 2 avionë.
Zjarri mendohet se ka ardhur nga shteti fqinj, Greqia dhe është përhapur në të dy anët e kufirit, si atë shqiptar dhe atë grek. Vatra e tij ka qenë në Katund, përballë fshatit Vriseras.
Ndërkohë po ditën e sotme, Gjirokastra është përfshirë nga një tjetër zjarr, i cili ka ndodhur në zonën e Dropullit të Poshtëm. 5 fshatra kanë rrezikuar djegien e tyre, si pasojë e përmasave të mëdha që ka pasur zjarri, por që për fat të mirë ai është shuar në pjesën më të madhe të tij nga zjarrëfikset.