Basille I pamundur anetaresimi ne BE me gjendjen aktuale te lirise se shtypit ne Shqiperi

Ne raportin aktual mbi Indeksin e Lirise se Shtypit per vitin 2011 Shqiperia ne krahasim me vitin 2010 ka bere nje regres prej 16-te vendesh ne klasifikimin e publikuar nga organizata Reporteret pa Kufij. Por cfare ka ndodhur me median ne Shqiperi gjate vitit 2011 per te sjellle kete regres Olivier Basille Shefi i Marrdhenieve me Institucionet Europiane prane Reportereve pa Kufij eshte nje njohes i mire jo vetem i rajonit por edhe i Shqiperise. Sipas tij problemet kane qene te shumta duke nisur qe nga kriza politike qe sjell pasoja edhe ne media deri tek krimi i orgnazuar.
Media dhe drejtesia
Nuk mund te flasim per nje shtyp te lire. Numri i gazetareve te paditur eshte shtuar ndjeshem. Politikanet jane bere shume te zgjuar. Ata thone qe nuk ka censure politike ne Shqiperi dhe kjo eshte pjeserisht e vertete sepse ata e kane bere censuren te ligjshme. Politika thote se nuk ka burg per gazetaret por gjykatat vendosin gjoba shume te larta qe eshte e pamundur per ti paguar. Duke qene se gazetaret ne Shqiperi jane te pambrojtur ata e rrisin nivelin e autocensures dhe nuk ivestigojne sepse e dine qe do te paditen dhe do te humbasin perpara drejtesise. Keshtu qe per shume ceshtje nuk shkruajne nuk investigojne dhe shume informacione mbeten ne erresire thote Basille ne intervisten per Deutsche Welle-n DW.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Olivier Basille Olivier Basille Shefi i Marrdhenieve me Institucionet Europiane prane Reportereve pa Kufij
Ai thekson se censura eshte bere e ligjshme ne Shqiperi sepse ne te shumten e rasteve gazetaret kane humbur gjyqet dhe ky eshte nje mesazh i qarte se nese ti shkruan per nje gje do te paditesh dhe do te humbasesh para drejtesise. Sistemi i drejtesise eshte gjithnje e me shume i komplikuar dhe kunder lirise se informacionit.
Nje problem i tille ne median shqiptare e thekson edhe nga Kryetari i Unionit te Gazetareve Shqiptare Aleksander ipa. Ai shprehet per Deutsche Welle se proceset gjyqesore ndaj gazetareve dy vitet e fundit jane shtuar se tepermi. Ne dy vitet e fundit jane shtuar shume proceset gjyqesore ndaj gazetareve. Vazhdojne ne nje maratone te perhershme dhe kjo ndikon negativisht tek puna e gazetarit. Ne keto procese kerkohet penalitet financiar i gazetarit me shuma marramendese aq sa ata marrin per 10 vjet pune. Proceset ndaj gazetareve nuk duhet te shenderrohen ne pengese per mision e tij.
Per Olivier Basille ne kete pike hyn ne loje edhe krimi i organizuar qe sipas tij ne Shqiperi ka shume ndikim ne media. Gazetaret nuk jane ne gjendie te paguajne mijra e mijra euro dhe me pas duhet ti drejtohen dikujt per te siguruar keto para. Kjo eshte menyra se si krimi i organizuar hyn ne media sepse ata jane te vetmit qe mund te paguajne. Ajo qe na shqeteson ne Shqiperi eshte krimi i organizuar qe fiton akoma me shume fuqi. Ky problem nuk eshte vetem ne Shqiperi por edhe ne Bullgari Mal te Zi Serbi e Kosove. Ata njerez kane parate dhe fitojne gjithnje e me shume fuqi mbi median thote Basille.
Mahmutaj Nuk mund te thuhet se ne Shqiperi ka fjale te lire
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gazetari Fatos Mahmutaj
Gazetari shqiptar Fatos Mahmutaj ka mbuluar per 14 vjet ceshtjet e drejtesise ne media te ndryshme por sipas tij sot nuk mund te thuhet se ne Shqiperi ka fjale te lire.
Ai eshte njeri prej te plagosurve gjate protestes se opozites me 21 janar 2011 ne Tirane. Ne castin qe ndodhej ne detyre duke raportuar mbi ngjarjen ai mori nje plumb ne doren e djathte. Sot ai ka nje vit qe eshte azilant politik ne Belgjike sepse Shiperia nuk ishte me nje vend i sigurte per te. Ne nje interviste per Deutsche Welle ai tregon se cfare ndodhi ate dite dhe cilat qene pasojat. Une u qellova nga ushtaret e Gardes se Republikes se Shqiperise por nje gje e tille nuk mu lejua ta thoja ne median ku punoja edhe pse kam shkuar i gjakosur ne redaksi. U detyrova te largohesha nga ai televizion. Ato qe une pashe ate dite dhe ate se cfare me ndodhi e tregova gjate nje interviste ne nje televizion tjeter dhe aty nisen problemet. Dy dite me pas me kane kercenuar me jete duke me thene se isha duke folur shume. Pas kesaj situate ku mu rrezikua jeta vendosa te ikja menjehere nga Shqiperia sepse nuk isha me i sigurte tregon ai. E verteta eshte gjeja me me vlere per mua. Nuk jam pishman per vuajtjet qe jam duke kaluar larg familjes dhe larg 14 viteve investim ne profesionin tim. I marr persiper rreziqet dhe se vertetes nuk i ndahem gje qe duhet ta bejne edhe shume kolege ne Shqiperi nenvizon Mahmutaj.
Media publike dhe private
Qe prej vitit 1985 kur eshte themeluar edhe organizata Reporteret pa Kufij ne raportet e saj theksohet gjithmone ndikimi i skajshem i qeverise shqiptare tek media publike. Pavaresia ne kete media eshte eshte e pamundur qeveria ka nje ndikim te madh thote per Deutsche Welle Olivier Basille Shefi i Marrdhenieve me Institucionet Europiane prane Reportereve pa Kufij.
Media publike sic e percjell e raporti konsiderohet si media e politizuar e perdorur nga institucionet qeverisese dhe ka humbur virtytet dhe tiparet e nje media publike per paanshmeri dhe balancen ne informimin e publikut shprehet Kryetari i Unionit te Gazetareve Shqiptare Aleksander ipa.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Aleksander ipa kryetari i Unionit te Gazetareve ne Shqiperi
Por situata nuk eshte me e mire as ne sektorin privat. Shume gazetare punojne pa kontrata nuk jane te mbrojtur. Nje gje e tille natyrisht qe i con ne autocensure sepse nese punon ne kushte te tilla dhe ne nje kohe krize ekonomike qe ka prekur gjithe boten ashtu si edhe Shqiperine eshte e veshtire te punosh dhe te mbash famlijen ndaj gazetaret pranojne shume ndehyrje ne kurriz te parimeve te profesionit te tyre shprehet Basille.
Unioni i Gazetareve e ka ngritur shpesh here zerin per informalitetin ne marrdheniet e punes ne tregun mediatik por ende nuk eshte bere asgje.
Nje tjeter problem eshte edhe tek tregu i reklamave ne Shqiperi. Sipas Basille reklamat e institucioneve shteterore shkojne gjithmone ne nje grup te caktuar mediash qe mbeshteten financiarisht ne menyre artificiale. Eshte edhe tregu privat qe eshte pak me i lire por nga konkatet qe ne kemi pasur na thone se detyrohen te cojne reklamat tek mediat qe jane afer qeverise. Qeveria eshte shume e fuqishme ne Shqiperi sepse shteti mbetet kompania me e madhe burimi me i madh i fondeve.
Per BE liria e shtypit shume e rendesishme
Basille ne fund te intervistes thekson edhe dicka qe shpesh here keqkuptohet ne opinion publik. Raporti yne u drejtohet institucioneve shteterore dhe jo qytetareve shqiptare. Shpesh here qeverite na sulmojne duke thene se po lobojme kunder pranimit ne Bashkimin Europian. Por jo. Natryshit qe Shqiperia e meriton te futet ne Bashkimin Europian por jo sot nese nisemi vetem nga liria e shtypit. Ne kemi bere gabim me Rumanine dhe Bullgarine qe i pranuam me problemet me shtypin e lire dhe sot eshte e pamundur per ti rregulluar. Ne i themi Shqiperise dhe shqiptareve qe jeni te mireseardhur por nese shohim gjendien e lirise se shtypit ne kete moment eshte e pamundur qe Shqiperia ti bashkohet Bashkimit Europian. Per Bashkimin Europian liria e shtypit eshte shume e rendesishme.
Autor Amarildo Topi
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora