Perpjekjet per nje rezolute per Sirine ne Keshillin e Sigurimit

Sipas vullnetit te arabeve dhe te Perendimit projekt-rezoluta per Sirine e paraqitur ne OKB nga Maroku duhej te miratohej shpejt nga Keshilli i Sigurimit. Por ata i kane bere llogarite pa dy fuqite me te drejte vetoje Kinen dhe Rusine te cilat ne te kaluaren kane bllokuar cdo kritike ndaj aleates se tyre Sirise.
Rusia bllokonBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ambasadori rus ne OKB Vitali urkin
Projekt-rezoluta e re pason vendimet e Lidhjes Arabe te fundjaves se kaluar 21./22.1.. Kjo ofensive e perbashket e arabeve dhe e shteteve perendimore duhet te vere serish ne levizje negociatat ne Keshillin e Sigurimit per nje rezolute te perbashket thote ambasadori gjerman ne OKB Peter Wittig Prej tyre ne shpresojme nje trysni per te vepruar edhe ndaj atyre qe deri tani kane qene skeptike ndaj nje rezolute te tille. Ne po krijojme ura. Ne duam qe Keshilli i Sigurimit te gjeje nje baze te perbashket qe ta vere nen kontroll krizen ne Siri duke dhene nje mesazh te qarte.
Rezoluta kerkon ti jepet fund menjehere dhunes ne Siri. Sipas te dhenave te Kombeve te Bashkuara me shume se 5.600 vete kane humbur jeten atje gjate dhjete muajve te fundit nder ta 384 femije. Rezoluta krahas reformave dhe lirimit te te burgosurve politike kerkon edhe qe gradualisht presidenti Assad te terhiqet nga pushteti. Pikerisht kjo kerkese eshte molla e sherrit.
Qe perpara takimit te Keshillit te Sigurimit Rusia kishte bere te qarte se nuk do ta miratonte ne asnje menyre ndryshimin e regjimit ne Siri. Ajo gjithashtu nuk eshte dakord me embargon e armeve apo sanksionet. Ruset sapo i kane shitur Damaskut avione luftarake ne vlere prej 427 milione eurosh. Vec kesaj ata kane nje baze te rendesishme ushtarake ne Siri.
Negociatat do te vazhdojneBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Peter Wittig ambasadori gjerman ne OKB
Pavaresisht dallimeve te medha ne qendrim ambasadori francez ne OKB Gerard Araud e konsideron te mundshme nje rezolute te perbashket. Negociatat do te vazhdojne aq kohe sa te 15 anetaret e keshillit ta miratojne tekstin tha francezi pas takimit te posacem te instances me te larte te OKB-se.
Trysni shtese ne Keshillin e Sigurimit pritet te vije te marten 31.1. nga sekretari i pergjithshem i Lidhjes Arabe Nabil al Arabi dhe i ngarkuari per Sirine kryeministri i Katarit Xhasim al-Thani.
Ne shpresojme qe javen e ardhshme informacionet e dy perfaqesuesve te Lidhjes Arabe te sjellin dinamike te re ne kete ceshtje u shpreh ambasadori gjerman ne OKB Wittig.
Rezultati i votimit ne KS i hapur
Projekt-rezoluta e re nuk parashikon denime konkrete por jep mundesine per marrjen e masave te metejshme. Ne dokument shprehimisht nuk pranohet mundesia e dhunes nga jashte si ne rastin e Libise. Nje leshim i bere ky per ruset per ti nxitur qe te pakten te abstenojne. Javen e ardhshme do te votohet serish per projekt-rezoluten.
Rezultati i votimit eshte i hapur. Une shpresoj qe Rusia ta shfrytezoje shansin per te gjetur nje qendrim me pozitiv. Jam optimist se kjo mund te arrihet deklaroi ambasadori gjerman Peter Wittig.
Ne sfondin e vazhdimit te gjakderdhjes ne Siri trysnia po shtohet edhe ndaj Rusise. Per shkak te zgjedhjeve se shpejti ne Rusi Putin vazhdon ti permbahet kursit te tij antiperendimor dhe po e shtyn gjithnje e me shume miratimin e nje rezolute te perbashket per Sirine ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se.
Autor Claudia Sarre / E. Xhani
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora