E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Mjaft denonconshkelje te renda ne Kuvend

Te tjera rreth shkrimit Raporti i Mjaft - Une votoj Levizja Mjaft ka publikuar raportin lsquoUne Votoj i cili permban monitorimin e veprimtarise se Kuvendit te Shqiperise te periudhes nentor-dhjetor te vitit 2011. Raporti lsquoUne Votoj i cili vjen ne formen e nje publikimi periodik synon informimin sistematik te qytetareve mbi veprimtarine e hallkes me te rendesishme te demokracise ne nje republike parlamentare si kjo e jona Kuvendit te Shqiperise.

Raporti per periudhen 1 nentor ndash 24 dhjetor 2011 shenon publikim e dyte periodik te Skuadres se Monitorimit te Kuvendit te Shqiperise per sesionin e trete parlamentar. Publikimi synon afrimin e publikut me institucionet vendimmarrese dhe instalimin e kultures se pergjegjshmerise institucionale.

Raporti perqendrohet ne disa pika te veprmitarise se Kuvendit te Shqiperise

- Cilat jane ligjet te cilat diskutohen ne Parlament

- Sa me perfaqeson ne problematikat e mia deputeti i qarkut tim zgjedhor

- Sa rigoroz jane deputetet tane te cilet duhet te jene model per shoqerine ndaj respektimit te rregullave normave e parimeve te parlamentarizmit funksional

- Sa transparent dhe bashkepunues me qytetarin eshte Kuvendi i Shqiperise

Mjaft denoncon shume raste te mosrespektimit te rregullores dhe disa ligjeve Gjate veprimtarise brenda periudhes se monitorimit eshte verejtur nje tjeter shkelje votimi per kolegun. Parimi i qeverisjes se hapur si dhe neni 35 dhe 43 i Rregullores se Kuvendit te Shqiperise jane neperkembur ne menyre te vazhdueshme. Konkretisht neni 35 pika 1 percakton Mbledhjet e komisionit si rregull behen te hapura. Rregullorja sqaron me tej konceptin mbledhje e hapur duke saktesuar se e tille quhet mbledhja kur media grupet e interesit ose vizitoret jane te lejuar ta ndjekin ate.

Ne muajin nentor 2011 levizja denoncoi falsifikimin e procesverbaleve dhe liste-prezencave te komisioneve parlamentare.

Mbledhja e Komisionit parlamentar per Ekonomine dhe Financat e mbajtur ne daten 25 tetor 2011 ne hapjen e mbledhjes sipas regjistrimeve te skuadres UneVotoj kane qene te pranishem 9 nga 23 anetare te ketij komisioni nderkohe qe ne votimin e iniciatives ligjore ne fjale kane marre pjese vetem 11 anetare nga te pakten 12 qe duhet te ishin te pranishem nderkohe ne procesverbalin perkates i cili gjendet i publikuar ne faqen zyrtare te Kuvendit te Shqiperise rezultojne te pranishem 13 anetar thuhet ne raportin e Mjaft.

Pas ketij konstatimi grupi monitorues eshte penguar disa here radhazi te ndjek punimet parlamentare ne komisionet e perhershme kur pjesemarrja e publikut ne mbledhjet e organeve te zgjedhura kolektive sic eshte Kuvendi i Shqiperise eshte nje e drejte kushtetuese.

Nga monitorimi periodik verehet se mbledhjet nisin dhe zhvillohen pa kuorumin e nevojshem gje qe percaktohet ne menyre te qarte ne Rregulloren e Kuvendit te Shqiperise. Rrjedhimisht keto veprime te cilat bien ndesh me procedurat dhe normat e funksionimit te institucionit i bejne ligjet te pavlefshme.

Mjaft denoncon dhe faktin se administrata e Kuvendit nuk i ka vene ne dispozicion dokumentet zyrtare-publik te cilet me ane te nje nje kerkese zyrtare duhet ti vihet ne dispozicion brenda nje afati 40 ditor cdo qytetari qe i kerkon.

Shkeljet me flagrante nga PD e PS ne Kuvend

Ne seancen plenare te dates 17 nentor 2011 deputeti i PS Agim Leka voton per veten dhe deputetin tjeter te PS Fidel Yllin projektligjin Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9251 date 8.7.2004 Kodi detar i RSH.

Parashikimi i kostove financiare per implementimin e ligjit duhet te jene te mire argumentuara gje qe nuk ndodhi ne projektligji Per mbikeqyrjen elektronike ne fushen penale i cili u miratuar ne date 12.12.2011 ku nuk ishte parashikuar kostoja per blerjen e byzylykeve te sigurise qe do te vendosen ne trupin e te burgosurve megjithese eksperti i qeverise permendi nje vlere rreth 250.000 euro te cilat do te perdoren per blerjen e ketyre pajisjeve. deputetja e Partise Socialiste znj. Vasilika Hysi ngriti shqetesimin se projektligji ne fjale nuk ka te parashikuar sakte kostot financiare per implementimin e tij. Znj. Hysi i kerkoi disa here ekspertit te Ministrise se Drejtesise qe te shprehej per kostot financiare po nuk mori pergjigje.

Mbledhja e Komisionit parlamentar per Veprimtarine Prodhuese Tregtine dhe Mjedisin e mbajtur ne daten 1 nentor 2011 ka nisur ne kushtet e mungeses se kuorumit per shqyrtimin dhe votimin e projektligjit Per ratifikimin e dokumentit te amendimit numer nje te marreveshjes se ndihmes ndermjet keshillit te ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes Per qeverisje te drejte dhe demokratike . Ne hapjen e mbledhjes sipas regjistrimeve te skuadres UneVotoj kane qene te pranishem 9 nga 23 anetare te ketij komisioni.

Mbledhja e Komisionit parlamentar per Veprimtarine Prodhuese Tregtine dhe Mjedisin e mbajtur ne daten 8 nentor 2011 ka nisur ne kushtet e mungeses se kuorumit per shqyrtimin dhe votimin e projektligjit Per sigurine e pergjithshme te produkteve jo ushqimore. Ne hapjen e mbledhjes sipas regjistrimeve te skuadres UneVotoj kane qene te pranishem 9 nga 23 anetare te ketij komisioni.

ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›