Basket - e para e Tiranes

Ka nisur pas shumë peripecish dhe është fituar nga Tirana. Finalja e parë e plej ofit për titullin kampion në basketboll për meshkuj ka përfunduar me rezultatin 74-59 në favor të bardheblutë ndaj Kamza Basketit, ndërsa edhe mund të mos ishte luajtur fare.
Pallati i Sportit “Asllan Rusi” me vështirësi dhe ndërhyrje ka pranuar të hapë dyert për ndeshjen, duke pretenduar se tiranasit nuk kishin bërë kontratë me të, ndërsa duke akuzuar Kamzën se kishte pagesa të prapambetura.
Pas 55 minutash vonese, ndeshja ka nisur dhe Tirana e trajnerit Roland Avrami ia ka dalë që të fitojë duke pasur epërsi sidomos në gjysmën e dytë të takimit, pasi basketbollisti më i mirë i kamzalinjve, Bilali, u dëmtua.
Hysenagolli ishte shënuesi më i mirë i kampionëve në fuqi me 20 pikë, ndërsa plej ofi do të vazhdojë me ndeshjet e tjera. Kampion do të dalë ai ekip që do të fitojë i pari 3 takime.
Tirana ka qenë vazhdimisht skuadra më e mirë e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, duke fituar trofetë radhazi, ndërsa Kamza Basket nuk është gjë tjetër veçse Valbona e cila gjithashtu doli disa herë radhazi kampione në gjysmën e parë të viteve 2000.