E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nadal dhe Murray kualifikohen per raundin e trete

Rafael Nadal dhe Endi Murray jane kualifikuar per ne raundin e metejshem te turneut te US Open. Edhe pse nuk ishte ne formen e tij me te mire tenisti spanjoll mundi ne raundin e dyte Denis Istomin nga Uzbekistani me rezultatin 3-0.

Kundershtari i radhes per Nadal do te jete francezi Zhil Simon qe mundi gjermanin Kolshrajber me rezultatin 3-0. Nuk e pati te veshtire as Endi Murray qe u kualifikua per ne raundin e trete fale fitores 3-0 ndaj xhamajkanin Dastin Braun 3-0. Britaniku hasi veshtiresi vetem ne setin e pare te cilin e fitoi 7-5 nderkohe qe dy setet e tjera u fituan 6-3 dhe 6-0.

Ne kampin e femrave kampionia ne fuqi e turneut Kim Klajsters arriti te kualifikohet per ne raundin e katert pasi mundi Petra Kvitoven 2-0.

Klajsters ne kete ndeshje u desh te permbyste disavantazhin 0-3 ndaj Kvitoves duke fituar 12 gejme radhazi dhe duke i mbyllur setet 6-3 dhe 6-0. do te vazhdoje rrugen drejt finales edhe Venus Uilliams qe shenoi nje fitore shume te lehte ndaj tenistes nga Luksemburgu Mendi Minela 2-0. Kundershtarja e Uilliams do te jete izraelitja Per qe mundi italianen Peneta 2-0.

Kaloi per ne raundin e katert edhe fituesja e turneut te Roland Garros Franceska Skiavone. Italiania mundi ne raundin e trete ukrainasen Alona Bondarenko 2-1 dhe ne raundin tjeter do te kete perballe tenisten ruse Pavljucegravenkova.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›