E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asllani zëvendësuese te Suedia

Pragë, 22 gusht - Futbollistja Kosovare Asllani, ka shijuar fitoren e Përfaqësueses së Suedisë 1:0 kundër çekisë, të luajtur të shtunën në Pragë. Ndeshja i ka takuar kampanjës eliminatore për Kampionatin Botëror 2011 dhe është zhvilluar në kuadër të grupit të tetë. Me këtë fitore Përfaqësuesja suedeze ka siguruar plejofin për Botërorin 2011 që mbahet në Gjermani. Sulmuesja Asllani në këtë ndeshje është inkuadruar prej minutës së 67-të në vend të Jessica Landstromit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›