E Diel, 1 Nëntor 2026

Basketboll Lokomotiva e Kubanit te Rusise fiton Eurokupen

Rusët e Lokomotivës së Kubanit fituan Eurokupën në basketboll për meshkuj, trofeu i dytë më i rëndësishëm për klubet në kontinent pas Euroligës.
Lokomotiva mundi në finale Bilbaon me rezultatin 75-64 duke mos e vënë në diskutim suksesin në pallatin e sportit në Sharlërua të Belgjikës.
Me këtë fitore, Kuban shkon në Euroligë vitin e ardhshëm.
Ky është suksesi i tretë radhazi për rusët në Eurokupë pas Kazanit në 2011 dhe Himkit në 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›