Basketboll, përgjaket Greqi-Serbi
Kaosi ndezi pesë mijë të pranishmit në Arenën Olimpike të Athinës, ndërkohë që lojtarët shkëmbenin grushte dhe sende të forta mes tyre. Grindja filloi në minutat e fundit të takimit, kur grekët kryesonin 74-73. Antonios Fotsis ndërhyri ashpër ndaj Milosh Teodosicinit, i cili u kap për fyti nga serbi Nenad Krstiç.
Ky i fundit hodhi një karrige në drejtim të qendrës së kombëtares greke Sofoklis Skorciantis, në momentin që ky i fundit tentonte ta godiste serbin. Por karrigia goditi në kokë lojtarin tjetër të qendrës së grekëve, Janis Borusis, të cilit filloi t’i rrjedhë gjak nga vendi i dëmtuar.
Më pas ekipet shkëmbyen edhe disa grushte të tjerë në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, para se grindja të përfundonte. Ky është një nga skandalet më të mëdha në historinë sportive dhe politike të këtyre vendeve, të cilat njihen për miqësinë dhe lidhjen religjoze që kanë mes tyre.