E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pushtohet" Superliga, këtë vit 54 të huaj

Ndryshe nga sezoni i shkuar numri i lojtarëve të huaj për këtë sezon mendohet se është tepër i lartë dhe ky fakt ndikon negativisht në të ardhmen e futbollit shqiptar.

Një nga arsyet që i bëjnë skuadra të marrin lojtarë të huaj është ambicia e tepruar për të qenë me çdo kusht skuadër pretendente dhe konkurruese përballë skuadrave të tjera.

Federata Shqiptare e Futbollit në miratimin e rregullores për sezonin e ri i ka dhënë edhe një “shkelm” më shumë futbollit shqiptar duke lejuar që në këtë sezon të aktivizohen tetë lojtarë të huaj njëherazi.

Skuadrat që do të kenë këtë sezon numrin më të lartë të lojtarëve të huaj janë Kastrioti dhe Skënderbeu që numërojnë nga 9 lojtar “jabanxhinj”.

Ndërsa skuadra që ka numrin më të vogël të lojtarëve të huaj është Flamurtari i Vlorës, në përbërje të të cilit është pikërisht shqiptari i Maqedonisë, Zekerija Ramadani.

Skuadrat e tjera kanë në dispozicion 3-7 lojtar të huaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›