E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basketbollisi dhe ish-modelja e Fadil Berishës martohen me ceremoni në karaoke

 

Ai sportist dhe ajo modele, ndaj nuk mund të quhej çudi një martesë krejtësisht e veçantë. Kanë menduar të bëjnë një ceremoni ndryshe në prani të 400 klientëve që ndodheshin në “Magic 4” karaoke të dielën e kaluar më 29 Nëntor në Tiranë. Dhëndri quhet Erin Hasani, basketbollist i Tiranës dhe i Kombëtares, ndërsa nusja Anisa Rustemi një ish-modele që ka punuar shumë me Fadil Berishën. Ata kanë lënë me gojë hapur të pranishmit e shumtë që ndodheshin në “Magic 4” për të gdhirë Natën e Bardhë duke kënduar këngë shqiptare. Ceremonia e martesës ishte komplet një surprizë dhe nuk dihej deri në momentin e fundit kur Anisa u shfaq para të pranishmëve e veshur nuse me vello të bardhë. Ceremonia festive, shkëmbimi i unazave dhe kërcime nga çifti u kryen pikërisht në karaoke duke e ndërthurur martesën me festën kalendarike “Nata e Bardhë”,  që prej vitesh është kthyer në Tiranë në një traditë të bukur festimi. Po ashtu dhe Erini, një nga djemtë më të gjatë në Shqipëri, si dhe një nga personat me më shumë tatuazhe në trup u shfaq i veshur me kostum të bardhë dhëndri. Të dy të sapomartuarit i dhanë betimin e dashurisë njëri-tjetrit, shkëmbyen unazat si dhe puthjen e martesës në një ambient me shumë atmosferë. Ceremonia ku ishin të pranishëm dhe shumë personazhe VIP, ishte një ide e pronarëve të karaokes për të nisur kështu në traditë të re të organizimit të ceremonive të martesave në Tiranë. Kjo është hera e parë që një çift kurorëzohet në karaoke, ndërkohë që “Magic 4” frekuentohet nga shumë njerëz të njohur të botës së televizionit. Nuk dihet se cili do të jetë çifti pasardhës që do të preferonte një ceremoni të tillë “trendy” për martesë, megjithatë ne i urojmë Erinin dhe Anisën “Të trashëgohen!”.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›