E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bassong i kënaqur me debutimin e përkryer

Sebastien Bassong thotë se debutimi i tij me gol në fitoren e djeshme të Tottenhamit ndaj Liverpoolit ishte 'i përkryer'. "Ishte një debutim i përkryer, ndeshja ime e parë me Spursat, dhe vërtet jam i lumtur që shënova për të ndihmuar ekipin të shënojë fitore", ka thënë ish-mbrojtësi i Newcastle United.
"Të fitosh ndeshjen e parë është vërtet mirë për ngritjen e vetëbesimit dhe është mirë për trurin e ekipit. Por të luash në krah të Ledley King është lehtë pasi ai flet gjithë kohën dhe më ndihmon, andaj vetëm duhet të angazhohem shumë, si ai", ka shtuar Bassong.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›