Kuper ne Beograd nga BE kerkohet rinisja e dialogut

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd , Robert Kuper mbërrin mbrëmjen e sotme në kryeqytetin serb, pas të cilit niset menjëherë drejt Kosovës. Këto vizita, Kuper i realizon pas ndërprerjes së bisedimeve dy javë më parë, nga ana e palës serbe, e cila refuzoi të ulej në tryezë me delegacionin kosovar në ditën e incidentit në pikën kufitare të Jarinjes.
Ndërkohë, në pritje të Kuper kryenegociatori serb për dialogun me prishtinën, Borisllav Stefanoviç e ka bërë të qartë se vendkalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinë do të jenë në axhendën e takimit me Kuper. Stefanoviç citohet nga agjencia Beta të ketë thënë se pikat kufitare janë një prej arsyeve kryesore të vizitës së ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Robert Kuper, në Beograd dhe Prishtinë.
Ai tha se ardhja e Kuper do të jetë një mundësi për të diskutuar propozimet që ia kemi drejtuar bashkësisë ndërkombëtare, për mënyrën e zgjidhjes së situatës në vendkalime.