Bastet ilegale problem ne sportin boteror

Bastet ilegale janë kthyer në problemin më të madh të sportit botëror, ndërsa organizata kriminale qarkullojnë miliarda dollarë madje duke trukuar edhe rezultatin e ndeshjeve. Ky shqetësim ka mbledhur për herë të parë në Lozanë të Zvicrës figurat më të mëdha të sportit botëror, ata të Interpolit dhe drejtuesit e kompanive të basteve.
Bilancet e fundit flasin për shuma marramendëse që organizatat kriminale përfitojnë në bastet ilegale, ndërsa presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge është shprehur se ekziston rreziku për manipulimin e kompeticioneve që dëmton integritetin dhe besueshmërinë e sportit.
"Bastet ilegale janë rreziku më i madh i sportit, madje tani është në të njëjtin nivel me dopingun. Kjo është mënyra e re e vjedhjes në sport. Nëse njerëzit nuk besojnë te rezultati i ndeshjeve, atëherë sporti rrezikon të humbë magjinë e tij”, ka thënë Rogge.
Mbledhja në Lozanë vjen pak kohë pas disa skandaleve të basteve që tronditën sportin botëror, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Interpolit Ronald Noble ka theksuar se mijëra njerëz në të gjithë botën janë të përfshirë në bastet ilegale. Organizatat më të mëdha kriminale që organizojnë bastet ilegale operojnë në Azinë jug-lindore dhe Evropën Lindore. Nuk përjashtohen vendet e zhvilluara në Evropën Perëndimore, ndërsa në Itali dhe Gjermani janë në zhvillim dy procese gjyqësore në lidhje me trukimin e ndeshjeve të futbollit.
Nertan Prifti