Libi krize ne kufi. Mijera vete rrezikojne jeten

OKB bën thirrje për evakuime humanitare në masë ndërsa thekson se situate në kufirin ndërmjet libisë e Tunizisë ka arritur nivele krize. Sekretari i përgjithshëm ban ki moon deklaroi se mijëra jetë janë në rrezik. 75,000 mijë vetë janë larguar nga Tunisia me fillimin e trazirave ndërsa janë 40 mijë të tjerë që përpiqen të kalojnë kufirin.
Apeli i UNHCR-së është dhe për mijëra punonjës të huaj të cilët e kanë thuajse të pamundur të largohen nga vendi pa ndërhyrjen e qeverive të tyre përfshirë këtu shtetas Vietnamese, Indians, Turks, Tunisians, Chinese e Thailandezë . Për momentin libia është pezulluar nga këshilli i të drejtave të njeriut . E ndërsa libia është kthyer në no-fly zone vendet Perëndimore po shqyrtojnë mundësinë e një aksion ushtarak për të ndihmuar në largimin e liderit të Libisë, Muamer Gadafi, nga pushteti dhe për mbrojtjen e libianëve, që e kundërshtojnë regjimin e tij, nga sulmet e forcave të Gadafit.
Raportohet se luftime të reja janë zhvilluar derisa forcat lojale ndaj Gadafit po synojnë rimarrjen e kontrollit në hapësirat që mbahen nga protestuesit në pjesën perëndimore të Libisë. Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, ka konfirmuar se disa luftanije amerikane kanë lëvizur drejt Libisë. Por, ai tha se nuk ka ende një marrëveshje brenda NATO-s në këtë drejtim e as vendim nga administrata Obama.
Delina Bitraku