Vogëlushja 2-vjeçare lufton me vdekjen, nëna apel për ndihmë në News 24
TIRANË- Mejsi është një vogëlushe e bukur që sapo ka mbushur dy vjec por fati i keq e ka dënuar atë që të vuajë pa hedhur ende hapat e parë në jetë.
Vajza është e sëmurë nga një tumor i rrallë që rrezikon t’i marrë sytë e më pas jetën nëse nuk operohet në kohë në një spital të specializuar në Gjermani.
Historia e dhimbshme e vogëlushes nis 1 vit më parë kur pas një ekzaminimi rutinë tek okulisti dhe kryerjes së rezonancës prindërit mësuan se fëmija i dytë i tyre kishte kancer i cili nuk mund të kurohej në vend.
‘Sapo e morëm vesh se cfarë kishte vajza u nisëm urgjentisht drejt Greqisë, atje vajza u operua. I kanë hequr një pjesë shumë të vogël për biopsinë, pastaj vijuam me kimioterapinë, bëri 13 cikle por sa vinte e përkeqësohej. Në Greqi na thanë pastaj që ishte e pamundur ta kuronin atje dhe se duhet të shkonim në Gjermani. Na kanë thënë se fillimisht vajza do verbohet e më pas do ketë pasoja më të rënda”, shprehet nëna e saj.
Të ndodhur përballë situatës së vështirë si dhe mbarimit të kursimeve që familja kishte munduar të mblidhte me ndihmën e miqve dhe familjarëve prindërit vendosën të linin Greqinë e të riktheheshin në atdhe ku do t’i priste një fat edhe më i hidhur.
Të papunë dhe pa të ardhura prindërit e Mejsit të vogël Muharrem dhe Majlinda Xhaxhaj nga qyteti i Fierit detyrohen tanimë të shesin edhe shtëpinë për të shpëtuar jetën e vajzës por megjithatë lekët sërish nuk do të ishin mjaftueshëm për të përmbyllur shpenzimet e operacionit në Gjermani.
Shpresa e fundit e prindërve për të shpëtuar Mejsin mbetet lutja publike drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë shqiptare për ndihmë.
Familja jep këtë numër kontakti për ndihmë për këdo që ka mundësi të kontribuojë. Nr. kontakti 0693737533.
(m.a/News24/BalkanWeb)