Bastet "vrasin" Milanin, Interi fiton 1-0 në derbi
Kur mungojnë vetëm pak orë nga derbi, bastexhinjtë "braktisin" Milanin. Shanset e kuqezinjve për të fituar titullin në Serinë A, sipas "bookmaker"-save kalojnë nga supersfida e Milanos: zvogëlimi i diferencës nga kryesuesit me 5 pikë shihet si i detyrueshëm. Prezenca e Kakasë është me pikëpyetje, në mbrojtje për shkak kartonësh mungon Bonera, ndërsa Nesta hyn në garë me Kaladze, ose Favalin për një fanellë titullari. Gjithsesi, kompanitë e basteve e "dënojnë me vdekje" skuadrën e Ançelotit: në fakt, rezultati më i mundshëm jepet fitorja e Interit, e cila kuotohet me 2,20. Më pak të mundshëm shihen barazimi ose fitorja e Milanit, që kuotohen respektivisht me koeficientët 3,20 dhe 3,10. Cili është rezultati më i mundshëm? Fitorja minimale e Interit të drejtuar nga Hoze Murinjo (me koeficient 6,50). Barazimi 1-1 ose fitorja 1-0 e Milanit kuotohen me 7,50.