E Diel, 1 Nëntor 2026

“Basti” i Ylli Rakipit me Flamur Nokën: Do të përulem në këmbët e tua nëse më nxjerr 30 karta identiteti që ka blerë Rama

“Basti” i Ylli Rakipit me Flamur Nokën: Do të përulem

Gazetari dhe analisti Ylli Rakipi i ka kërkuar deputetit demokrat që të dokumentojë vjedhjen e votave për zgjedhjet e 14 Majit. Ai i tha atij se nëse ja vërteton se kryeministri Edi Rama ka blerë kartat e identitetit të qytetarëve, ashtu si opozita pretendon, atëhere ai do të shkojë t’i kërkojë ndjesë.

Ndërkohë, Noka tha se kanë qenë njerëzit e Ramës ata të cilët kanë blerë kartat e identitetit të qytetarëve si dhe janë marrëm e blerjen e votave. Madje, deputeti demokrat pohoi se i kanë dorëzuar OSBE-ODIHR dokumenta dhe video të cilat vërtetojnë se pamje dhe zë se si janë shitur votat.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Deri më tani nuk kemi parë asnjë provë nga ju, e gjitha është akuzë e përgjithshme. Thoni ra euro, por prit zotëri se euro ka lëvizur herë pas here, është e lidhur me Rusinë. Ndoshta është e vërtetë, nuk e di. Tjetra ju thoni që Rama ka blerë kartat e identitetit, më nxirr nesër 30 veta flamur Noka unë do vi të të kërkoj ndjesë dhe do të të ulem në këmëbt e tua. Më nxir 30 veta të thonë që Edi Rama na ka marrë kartat

Noka: Po nuk vjen Edi Rama vetë të ta marrë kartën o Ylli

Rakipi: Po njerëzit e Edi Ramës

Noka: Kemi dërguar OSBE ODIHR, video se si bëhet pazari i votave dhe kur unë personit e takoj e di ça më thanë ‘ju lutem më fshi fytyrën se do na vrasin’. Kush i mbron ata? Shteti ishin nën shqoërinë e Policisë vrasësit, do shkoj uën të rri truproja i çdo qytetari që ka bërë këto?

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›