“Bëhuni gati, prisni përgjigjen”, Flamur Noka paralajmëron: Policia, ushtria dhe SHISH ishin garnizion i PS! Në 14 maj të burgosurit votuan nga 3-4 herë
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka komentoi me tone të ashpra zgjedhjet vendotre të 14 majit, duke akuzuar qeverinë për vjedhje dhe saboti mvotash.
Në fjalën e tij në seancën e sotme plenare deputeti demokrat tha se ditën e zgjedhjeve siaps tij, pati të burgosur që votuan nga tre ose katër herë. Ai paralajmëroi se opozita do të përgjigjet ashtu siç mund t’i përgjigjesh një bande kriminale.
Noka: Më 14 maj nuk kishte zgjedhje, por një proces votimi. Ju konfirmuat se këtu nuk ekziston demokracia. Por dita e diel konfirmoi se këtu ka një narko-regjimin, u konfirmua se vija ndarëse e partisë dhe pushtetit nuk ekziston.
Ushtria dhe policia ishin garnizion për të vjedhur votat, që rilindja të merrte 100% te pushtetit. Banda e quajtur qeveri shkoi me një moto: të gjithë pushtetin sovjetëve. Nuk ishte imagjinuarq ë Rama do t’u thoshte se po votuat opozitën do u lëmë pa ujë, bukë, drita.Jeni duke e çuar vendin në skajet e të pamundurës.
Jeni duke iu thënë shqiptarëve që do iu shkelim si vemje. Elbasani e tregoi qartë këtë, çfarë bërënë Belsh, të burgosur që votuan 3-herë vetëm, nga Durrësi i çuat të votonin në Rrogozhinë, që pushteti të ishte i sovjetëve. Nuk keni lidhje me votën e lirë, bëhuni gati se do t’ përgjigjemi siç mund të përgjigjesh një bande kriminale.Shkoi kursi i euros 100.090. Asgjë nuk iu lidh ju me demokracinë dhe votën e lirë, ndaj prisni përgjigjen, ashtu siç mund t’i përgjigjesh çdo bande.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
