Bastiset bizhuteria, zhduken autoret
Elbasan- Furi vjedhjesh ne qytetin e Elbasanit, autoret i shpetojne prangave te policise. Persona ende te paidentifikuar kane bastisur nje bizhuteri ne lagjen "Kongresi i Elbasanit". Ngjarja ka ndodhur duke u zbardhur dita e djeshme, ndersa per te kryer vjedhjen autoret kane hyre nga tarraca e dyqanit. Denoncimin e ka bere pronari i dyqanit Mihal B., 54 vjec, me banim ne kete lagje. Autoret kane depertuar per ne dyqan duke u futur nga tavani dhe me pas kane pervetesuar orendi, bizhuteri, unaza sermi dhe materiale te tjera me vlere 50 mije leke. Ne te njejten kohe eshte grabitur edhe ndertesa e Leonard N., me banim ne lagjen "11 Nentori". Persona te panjohur kane shkallmuar gjate nates deren kryesore dhe kane vjedhur nje organo, televizor dhe sende te tjera me vlere. Burime zyrtare te policise thane se po punojne per te identifikuar dhe kapur autoret e dyshuar te ketyre bastisjeve. Gjate javeve te fundit dukuria e vjedhjeve te pasurise private, ka qene e theksuar.
F.S.
F.S.