E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet ne Hollande shqiptari, ndihmoi Alket Rizain ne arratisjen e pare

Amsterdam- Policia greke kap ne Amsterdam te Hollandes, njeriun qe ndihmoi Alket Rizain dhe Vasilis Paleokostas ne arratisjen e pare spektakolare nga burgu i Koridhalosit ne vitin 2006. Lajmin e ka publikuar dje gazeta "Ta Nea" ne numrin e saj, duke iu referuar burimeve zyrtare. Panajot Papa, shqiptari i shpallur ne kerkim, u lokalizua ne zonat periferike te kryeqytetit holandez, ndersa u prangos nga agjentet e Interpol Athines. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria e vendit fqinj, Papa ka qene ne helikopter gjate arratisjes. Shqiptari cilesohet si bashkepunetori me i ngushte i patriotit te tij, 35-vjecarit Alket Rizai dhe Vasilis Paleokostas, nje prej personave me te njohur ne boten e krimit ne Greqi. Sipas gazetes "Ta Nea", Papa u arrestua gjate nje kontrolli te bere ne qytetin e Amsterdamit, ne kuader te nje urdher-arresti nderkombetar, qe ishte leshuar disa vjet me pare. Emri i Panajot Papes, ka dale ne skene pas hetimeve disa mujore te policise greke, pas arratisjes se pare qe bene nga burgu i Koridhalos ne Athine, Paleokosta dhe Rizai. Ky i fundit u arrestua pas tre muajsh, ne nje banese qe e kishte marre me qira ne emer te nje kusheririt te vete ne Glifadha, periferi e Athines. Panajot Papa ishte nje nga dy personat, qe nderhyne ne helikopter gjate arratisjes ne qershor te vitit 2006. Kurse Paleokosta u arrestua veren e vitit te kaluar ne Agrinjio.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›