E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder/ Falsifikim patentash, dy bien ne pranga

Dy persona te dyshuar per falsifikim jane ndaluar dje nga policia vendore e Shkodres, pas hetimit disa javor. Burime zyrtare bene me dije se Pjeter Mujeci, 45 vjec dhe Fran Ejlli, 43 vjec, jane arrestuar pasditen e djeshme pas nje kontrolli te organizuar nga blute vendore. Mesohet se te dyshuarit, banues ne Bushat kane kundershtuar fillimisht efektivet dhe me pas gjate kontrollit ne banesen e Ejllit, jane sekuestruar 11 leje drejtimi nderkombetare dhe nje certifikate e vulosur e paplotesuar dhe me pulle takse qe mendohet te jene te falsifikuara. Dyshohet se te ndaluarit jane te perfshire ne nje rrjet falsifikatoresh ne Shkoder.

R.Ll.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›