Bie ne depresion, tenton flijimin 25-vjecarja
Cerrik- Vetehelmohet ne kushtet e tronditjes se rende nervore nje 25-vjecare me banim ne Malasej te Cerrikut. H. B., u gjet dje ne mengjes ne gjendje kome nga familjaret e saj. Ajo eshte derguar me shpejtesi ne spitalin e Elbasanit dhe i eshte nenshtruar trajtimit me antidote. Sipas mjekeve, 25-vjecarja ndodhet ne gjendje serioze per jeten. Ne vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili percaktoi se H. B., eshte vetehelmuar ne kushtet e tronditjes psikike, pasi prej disa kohesh kishte rene ne depresion. Grupi hetimor ka marre ne pyetje familjaret, por ende nuk ka zbuluar shkakun e vertete te aktit. Te afermit e kane derguar me shpejtesi ne spital te rene, cka sipas mjekeve ka ndikuar ne mbajtjen ne jete te 25-vjecares ne momentin e pare. Brenda nje jave ne Elbasan kane tentuar vetevrasjen 5 persona, nga te cilet tre kane qene gra. Tre prej tyre vdiqen ne menyre tragjike, ku permendet flijimi i nje nene me dy femije, e cila ishte divorcuar nga bashkeshorti.
F.S.
F.S.