E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbledh Task-Forcen diskutohet mbjellja e arroreve

Kryeministri i vendit Sali Berisha mblodhi gjatë pasdites Task-Forcën për projektin e mbjelljes së arrorëve dhe shegës. Në këtë mbledhje u diskutua puna e bërë deri tani nga grupi i punës dhe specialistët për fazën e studimit të kësaj nisme të rëndësishme.

Kryeministri tha se ky është një nga projektet më të rëndësishëm dhe transformues të prodhimit të fruti-kulturës në vend dhe duhet të nisë puna për përshtatjen me kushtet reale.

Gjithashtu kryeminstri vlerësoi promovimin nëpërmjet botimeve dhe kërkoi nga grupi i task-forcës të bëjnë gjithçka për të bindur fermerin se mbjellja e frutorëve dhe arrorëve do jetë një leverdi e madhe për ta.

Ndërsa Ministri i Bujqësisë Genc Ruli informoi se puna po vazhdon me studimin e zonave ku do përqëndrohet mbjellja si dhe me analizat e tokës, ato agrokimike, biologjike e klimatike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›