E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastiset zyra e PDSH-së në Shkup

Shkup - Bastiset zyra e Partisë Demokratike Shqiptare në Shkup. Sipas një deklarate për shtyp të nënkryetarit Mevlan Tahiri, ngjarja përbën një paralajmërim të keq që po krijohet para zgjedhjeve të 22 marsit.
Nënkryetari i PDSH-së, Mevlan Tahiri ka deklaruar për gazetarët në një konferencë pranë kësaj zyre se ky është një paralajmërim i keq që po krijohet para zgjedhjeve të 22 marsit.

“Është herët dhe se mund të ketë përmirësime, por përmirësimi mund të bëhet vetëm nëse autorët e këtij akti do të gjenden”, tha ai. Sipas zotit Tahiri, “ajo që neve na brengos më shumë është se si duket ai që ka thyer derën ka qenë i interesuar për punën dhe progrtamin tonë, pasi janë hapur sirtaret dhe janë kërkuar dokumente. Kjo flet se dikush me kujdes të veçantë përcjellë punën tonë dhe kërkon të dijë se cilët janë ata njerëz që do të angazhohen gjatë zgjedhjeve”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›