Australia përjeton ditët më të nxehta në 100 vjet
Melbourn - Australia po përjeton ditët më të nxehta të 100 viteve të fundit. Temperatura e tre ditëve të fundit në Melbourne të Viktorias nuk ka rënë poshtë 43 gradëve. Gjatë këtyre ditëve, nga temperaturat e larta tre të moshuar kanë humbur edhe jetën. I pari ministër për ndryshimin e klimës në këtë vend, Penny Wong, shprehet se “Temperaturat anormale janë një tregues i vërtetë i ndryshimit të klimës”.