Bota arabe mbështet sjelljen e kryeministrit turk (video)
Gaza - Agjensitë më prestigjoze të lajmeve kanë mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm gajtë gjithë ditës zhvillimet, komentet dhe kritikat që kanë ardhur ndaj kryeministrit turk pas braktisjes që i bëri panelit për Gazën në Davos të Zvicrës. Veprimi i shefit të ekzekutivit turk është përshëndetur nga të gjithë liderët e Ankarasë, qofshin këta të majtë apo të djathtë. Mbështetje i ka ardhur edhe nga ushtria. Presidenti turk Abdullah Gyl, teksa komentoi situatën në fjalë, u shpreh se “Nëse ndaj një kryeministri turk bëhet një paturpësi, ajo duhej të shlyhej. Zoti Erdogan ka marrë vendimine duhur në kohën e duhur. Ai është kryeministër i një vendi si Turqia”.
Ndërkohë, shumë interes dhe mbështetje është treguar ndaj tij në mbarë botën arabe. Palestinezët e Gazës, janë mbledhur sot në miting për të përshëndetur kryeministrin turk. Me flamuj të Hamasit, ata janë tubuar menjëherë pas namazit të së premtes ku kanë hedhur sllogane pro Erdoganit. Përkrah flamujve të tyre, ata kanë mbajtur edhe flamuj turqnë shenjë respekti ndaj veprimit të shefit turk. “Ai është një lider i madh”, ishte sllogani që ata hidhnin vazhdimisht.