Ushtari i Mandeles ne vrasjen e Meminit
Elbasan- Ish-anetari i bandes se Mandeles, i njohur me pseudonimin "Murrashi", zbulohet pas vdekjes si autori i nje vrasje te bujshme gjate vitit 1997 ne qytetin e Elbasanit. Dashamir Bishti eshte deklaruar zyrtarisht diten e djeshme, si njeriu qe ka ekzekutuar Nezir Meminin nga Librazhdi, ne qender te qytetit te Elbasanit. Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Policise, kurse hetimet jane kryer nga Seksioni Kunder Krimeve ndaj Personit. Bishti akuzohej per vrasje, plagosje, krime seksuale, ndersa mbeti i vrare po ne vitin 1997 ne Saloniki te Greqise, pas nje perleshje me thika midis grupeve rivale.
Dosja ishte rihapur disa muaj me pare me kerkese te familjareve te viktimes dhe iniciative te drejtorise, per te zbuluar krimet e vjetra pa autor. Por menjehere pas zbulimit te autorit dosja do te rimbyllet, pasi Dashamir Bishti figuron i vrare ne Greqi, disa vite me pare. Burime zyrtare thane dje per gazeten "KJ" se Nezir Memini, nga fshati Katjel i komunes Rrajce te Librazhdit, eshte ekzekutuar me 10 gusht 1997 ne lagjen "Clirimi" ne Elbasan.
Atekohe viktima ishte vetem 46 vjec, kurse krimi mendohet se ka ardhur si pasoje e trazirave dhe mos ekzistences se shtetit. Nga hetimet e kryera dhe ne baze te informacioneve te marra nga oficeret e hetimit te krimeve ndaj personit, u be e mundur qe te zbulohet autori i kesaj vrasje dhe dokumentimi i plote i krimit te ndodhur 11 vite me pare. Ndihmese kane dhene deshmite e familjareve, por edhe disa deshmitareve. Gjithashtu jane pyetur edhe te dyshuarit si anetare te bandes se Mandeles, Eduart Peqinit.
Nga te dhenat e mbledhura prej agjenteve ka rezultuar se autor i vrasjes, ka qene pikerisht Dashamir Bishti, atekohe vetem 29 vjec, me banim ne lagjen "Beqir Dardha" dhe i njohur si ish-pjesetar i bandes se Mandeles. Por nga verifikimet e kryera ne dosjet e policise se Elbasanit, Bishti figuron i vdekur, pasi eshte vrare ne shtetin fqinj, Greqi. Per vrasjen e tij homologet helene kane percjelle materialet disa vite me pare, nderkohe qe Prokuroria e Elbasanit po kryen veprimet perfundimtare, per te klasifikuar dosjen si te mbyllur.
Fatos Salliu