Bastisin kazinone, rikthehen per te prishur parate ne loje
Elbasan- Dyshohet se moren 1.2 milione leke ne kazino, arrestohen nga policia tre te rinj te dyshuar. Policia e Elbasanit ndaloi dje Denis Pjetrin, Ervin Bunecin dhe Gentian Sharkun, pasi akuzohen per vepren penale te vjedhjes. Sipas zedheneses se policise Valbona Begu, ne daten 24 janar, te dyshuarit kane marre 1.2 milione leke ne kazinone "ATEKS" qe ndodhet ne lagjen "Luigj Gurakuqi". Pasi kishin rene ne gjurme te hajduteve qe ishin njekohesisht edhe frekuentuesit e kazinose dhe qe po prishnin parate duke luajtur serish, agjentet kane arritur te sigurojne prova. Prokuroria nxori nje urdher ndalimi qe u ekzekutua me pas nga policia, por te ndaluarit nuk kane pranuar akuzen e ngritur, duke mohuar qe te ishin autoret e vjedhjes se ndodhur kete muaj.
F. S.
F. S.