E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta ne BE miratohet pa propozimet e opozites

Kuvendi miratoi dje rezoluten per aplikimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Ndonese nuk permbushi kerkesat e opozites se majte, mazhoranca arriti te miratoje me nje numer te larte, 91 vota, rezoluten qe i jep mundesine qeverise te nise procedurat per aplikimin, qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat. Me shumice votash, Kuvendi rrezoi variantin e propozuar nga Komisioni Parlamentar i Integrimit. Variant ku u perfshine dhe kerkesat e deputeteve socialiste, qe detyronte qeverine qe, perpara se te paraqese aplikimin per te kaluar si vend kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian, te hartoje dhe t'i paraqese Kuvendit nje program pune, me afate konkrete dhe rezultate te matshme, ne te cilin duhet te adresohen te gjitha ceshtjet qe lidhen me infrastrukturen dhe mbarevajtjen e zgjedhjeve te pergjithshme, qe do te mbahen me 28 qershor 2009, forcimin e kapaciteteve administrative per implementimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit dhe te detyrimeve te Marreveshjes Integrim. Kuvendi miratoi variantin me te zbutur te Komisionit te Politikes se Jashtme. Ne te shprehet bindja se integrimi evropian do te kontribuoje per stabilitetin dhe zhvillimin e qendrueshem te Ballkanit, bashkejeteses ne harmoni dhe prosperitetit social-ekonomik te rajonit, duke e cliruar ate perfundimisht nga kujtesat e hidhura te se kaluares. Si dhe permendet fakti se gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht, Shqiperia si vend evropian, qendron ne nderthurjen e rrugeve, qe lidhin Evropen dhe kulturen evropiane me hapesiren mesdhetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›