E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia, suksese ne reforma"

Kryeministri Berisha, pergjate punimeve te Forumit Ekonomik te Davosit, zhvilloi nje takim me Drejtorin e Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara per Ushqimin dhe Agrikulturen, Jacques Diouf. Kryeministri Berisha e njohu Diouf, me reformat qe po ndermerr qeveria shqiptare ne te gjitha fushat, vecanerisht me reformat ekonomike, krijimin e klimes se favorshme per biznesin, ndjekjen e politikes se uljeve te taksave, investimet e medha ne infrastrukture. Sipas Berishes, qeveria shqiptare po investon shume ne ndertimin e rrjeteve moderne te ujitjes, si nje sektor prioritar per bujqesine, nderkohe qe po ndiqen politika te perdorimit te ekonomizuar, te sasive ujore. Nga ana e tij, Drejtori i Pergjithshem i FAO-s, tha se ishte i impresionuar nga sukseset e qeverise shqiptare dhe zhvillimet ne Shqiperi, vecanerisht ne fushen e infrastruktures, por dhe ne fusha te tjera te rendesishme te ekonomise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›