E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punetori i ndertimit, i vjedh shtepine sekretares se bashkise

Sarande- Punetori i ndertimit arrestohet si i dyshuar, per vjedhjen e shtepise se sekretares se bashkise se Sarandes. Policia vendore ndaloi dy dite me pare 26-vjecarin Preng Nikolla, nga Mirdita, i cili prej muajsh punonte ne qytetin bregdetar. Shkak eshte bere bastisja e baneses se zyrtares se bashkise, Polikseni Klironomi disa dite me pare. Burime zyrtare thane se ne baze te provave te mbledhura, u arrit ne perfundimin se Nikolla eshte i dyshuari kryesor per vjedhjet ne seri, te ndodhura ne Sarande. Zyrtarja kishte denoncuar marrjen e nje sasie te hollash dhe bizhuterive ne banese, nga persona te paidentifikuar dhe gjithashtu, kallezime te tjera ishin bere nga qytetaret per vjedhje te ndryshme. Gjate marrjes ne pyetje i dyshuari Nikolla, ka mohuar akuzen e ngritur.

B. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›