Bathore, vetëvaret në oborr një 17-vjeçar
Tiranë- Vetëvaret në oborrin e shtëpisë një 17-vjeçar, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi në mesditë në periferi të Tiranës, në një banesë private në Bathore.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë të ditur se viktima është adoleshenti me inicialet R.D, që u gjet pa shenja jete, i varur në litar.
Policinë e kanë njoftuar të afërm të adoleshentit, të cilët e kanë parë pa jetë dhe nuk kanë pasur asnjë mundësi për t’i dhënë ndihmë. Uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që një grup i posaçëm është ngritur për të hetuar dhe për të zbardhur ngjarjen, që për momentin mbetet e veshur me mister.