E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks në Pediatri, shtretër borxh nga repartet e tjerë

Vlorë- Fluksi i pacientëve të vegjël në Pediatrinë e Vlorës ka detyruar mjekët të kërkojnë ndihmën e pavijoneve të tjerë për të siguruar shtretër. Në ditë paraqiten të paktën 30 fëmijë me viroza të stinës, kryesisht me gastrointerite, shumica e të cilëve kanë nevojë urgjente për t’u shtruar në spital.

Shefi i repartit të pediatrisë në Vlorë, Fatmir Brahimi pranon numrin në rritje të pacientëve, duke shtuar se aktualisht janë tejkaluar kapacitetet që ka në dispozicion pediatria.

Aktualisht në këtë paviojon sot janë të shtruar 53 fëmijë, ndërkohë që kapacietett janë vetëm 45 shtretër. Për pasojë dhomat janë ngushtuar së tepërmi, nga futja e shtretërve të tjerë. Mjekët pranojnë situatën shqetësuese, por thonë se të gjithëve u jepet ndihma e nevojshme.

Të alarmuar shprehen prindërit e fëmijëve të shtruar, të cilët ankohen për kushtet aspak të përshtatshme dhe për mungesën e medikamenteve, edhe më elementare. “Detyrohemi të blejmë jashtë spitalit edhe serumet”- thotë një 45-vjeçare, që sapo ka shtruar vajzën e vogël.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›