Batimi djathtas dhe e majta që na duhet
Që kemi nevojë për opozitë, këtë e ka thënë dhe e thotë edhe Sali Berisha,
i cili akuzohet vazhdimisht, – e jo vetëm nga opozita, – se synon asgjësimin e saj. Me ironi do të thosha se fakti që maxhoranca, ndonëse realisht e injoron opozitën apo e anatemon si përfaqësuese e klasave të përmbysura që i kanë
pirë gjakun popullit përsëri E përdora ndajfoljen djathtas konvencionalisht, ashtu sikurse do të përdor edhe atë majtas, në funksion të metaforës me anije që kam përdorur sepse, sipas meje, siç do ta shpjegoj më poshtë, nëse flitet për një batim të rëndë, ky vjen edhe pse ne nuk kemi një të majtë edhe një të djathtë, por dy të djathta, që në thelb luajnë e peshojnë në të njëjtin krah.
* * *
Duket se edhe brenda opozitës tashmë janë bërë të ndërgjegjshëm se duhet bërë diçka që opozita të peshojë më shumë. Pyetja që shtrohet sot është se çfarë duhet bërë, si duhet bërë dhe kush mund ta bëjë. Nëse do të përpiqemi të shohim se cila ka qenë deri tani strategjia e opozitës kundër batimit të anijes, mund të thuhet se karta kryesore që ka luajtur Rama dhe të tijtë ka qenë kryesisht aksioni bllokues, delegjitimues për tu dhënë mesazhin të huajve se ata duhet të bëjnë diçka për të frenuar Sali Berishën, që po uzurpon institucionet duke shkaktuar zemërimin e popullit opozitar dhe popullit në
përgjithësi. Skenari i 21 janarit ishte një koncentrat i kësaj strategjie. Fakti është se nuk mbahet mend prej vitesh që të kemi pasur një rol kaq të rritur të ndërkombëtarëve, ndoshta që prej kohës së Limprehtit e të Dan Evertsit.
Mirëpo, duket qartë se opozita dështoi më së shumti duke luajtur këtë kartë. Sipas meje, mungesa e mbështetjes së duhur opozitës i erdhi kryesisht për arsye se me aksionet e saj të shumta jashtinstitucionele, bllokuese, radikale, krijoi bindjen se është një opozitë që nuk po punonte për balancimin e anijes, por se po e rrezikonte atë të mbytej fare. Ajo tregoi me këtë strategji dy gjëra: së pari, se nuk ndryshonte kulturalisht nga maxhoranca si në mendësinë e të bërit politikë, ashtu edhe në strukturat e mënyrat e funksionimit si parti
(psikologjia që e ka shoqëruar këtë opozicion ka qenë ajo se sa më i ashpër dhe pa kompromis të jesh me kundërshtarin, aq më i besuar je, e se, kush bën kompromise, është i shitur; – thënë ndryshe, psikologjia o me ne, o kundër
nesh); së dyti, se pikërisht për këtë nuk gëzonte mbështetjen ashtu dhe aq sa duhej në popull, që aksionet e saj të merreshin seriozisht edhe nga të huajt.
* * *
Nëse flasim për nevojën e ndryshimeve në opozitë, gjykoj se këto duhet të vijnë në emër të krijimit të një opozite që do të krijojë një bindje tjetër: se nuk do të rrezikojë mbytjen e anijes, por se synon ta ekuilibrojë atë. Nuk pretendoj me këtë shkrim të hartoj një projekt të detajuar se çfarë, sipas meje, duhet të bëjë opozita për këtë, por disa ide kryesore më duket se janë evidente. Së pari, dihet se një nga arsyet e krijimit të imazhit të opozitës si e ngjashme me maxhorancën dhe e idesë se ajo po rrezikonte ta mbyste anijen kanë qenë pikërisht tërë ato ndryshime që bënë të dyja palët për tua pakësuar pushtetin institucioneve të tilla, si Presidenti, Prokuroria, Kolegji Zgjedhor apo KQZja në favor të kontrollimit të tyre nga pushtetet e partive. Nuk do shumë mend se nëse pesha e këtyre institucioneve do të ishte e
palidhur me «peshat» e maxhorancës apo opozitës, sipas strategjisë o me ne, o kundër nesh, rreziqet e batimit të anijes, gjithsesi, do të ishin më të vogla. E pra, gjëja e parë që duhet të bëjë opozita është të ndërtojë aksione
politike, ligjore, diplomatike, që do të siguronin më së pari ligjërisht një paanshmëri të këtyre institucioneve, që do ta bënin të qartë se këta nuk i do në anën e saj të anijes, por që të rrinë në qendër si elemente kryesore institucionale të ruajtjes së balancës. Një aspekt i dytë i rëndësishëm i prishjes së balancës është fakti se opozita ka përdorur edhe në lidhje me mediat dhe shoqërinë civile në tërësi të njëjtën strategji. Nuk është nevoja
të zgjatem në historikun e marrëdhënieve të opozitës kur ishte në pushtet me mediat dhe shoqërinë civile që i trajtoi si partnerë në biznesin e përbashkët dhe jo si shprehje e nevojës për counterpart, siç konsiderohen
këto në botën demokratike. Fakti që Sali Berisha duke përdorur të njëjtat teknika të krijimit e të blerjes së këtyre me fuqinë e pushtetit, sot ka arritur ti kthejë në mbi 75% në favorin e tij, duke bërë që ato të kthehen në bumerang
për opozitën, tregon se sa e gabuar ka qenë politika e ndjekur nga opozita ndaj mediave dhe shoqërisë civile. Le të mos harrojmë këtu edhe Televizionin Publik, që në vizionet e opozitës edhe pse e majtë nuk ka figuruar veçse si projekt për ta privatizuar e për tia dhënë ndonjë grupi oligarkësh afër saj. Ja pse mendoj se një fushë e dytë e ndryshimit të
opozitës është pikërisht ndërtimi i aksioneve të tilla politike, ligjore, diplomatike, që ky pushtet i rëndësishëm të kalojë në qendër të anijes. E theksoj edhe një herë: në qendër, jo të ndjekë opozitën përkunddrejt krahut të saj, siç do të donte ajo në vazhdim të së njëjtës filozofi kapjeje e mbajtjeje pushteti. Së treti, e njëjta mendësi është aplikuar edhe ndaj të ashtuquajturit treg, jo i palidhur ky me aspektin e dytë pasi në një pjesë rastesh
biznesi mediatik apo aktivitetet e të ashtuquajturave organizata të shoqërisë civile dhe interesi privat i individëve që drejtojnë këto janë e njëjta gjë. Dihet se në vend të tregut të lirë, dy partitë që ndanin dy pushtetet kryesore luftuan për ndarjen e tregut në monopolet e tyre klientelare. Anija sot është batuar, edhe pse fuqia klientelare e maxhorancës, veçanërisht me kapjen e Tiranës, është bërë më e madhe. Përsëri ngulmoj se në emër të kthimit të anijes në ekuilibër opozita duhet të ndërmarrë aksion të fortë politik, ligjor, diplomatik në mënyrë që tregu e biznesi të ndahen nga politika. Kësisoj, tregu do të mbetet, në mes të anijes, i të gjithëve, kurse partitë do të le htësohen
nga klientelizmi, që është faktori kryesor i rëndesës së tyre të madhe e të rrezikshme njëherësh.
* * *
Pyetja që shtrohet në këtë pikë është: a mund ta bëjë Edi Rama me njerëzit që ka përreth këtë, apo mos duhet ndërtuar një opozitë tjetër? E këtu vijmë tek ajo çka thashë në fillim mbi dy të djathtat. Gjykoj se, në thelb, problematika
e atij që quajta «batim» i anijes ka ardhur, pasi PD dhe PS kanë luftuar për të
pushtuar të njëjtin vend në anije: atë të së djathtës në kuptimin si të programit politik në përgjithësi, ashtu edhe të çfarë përfaqësojnë: kryesisht grupe interesi të pasuruarish nëpërmjet përdorimit abuziv të pushtetit politik. Në këtë aspekt, Rama ka qenë më i drejtpërdrejtë kur ka folur për «përtej të majtës dhe të djathtës» apo për «reforma standard», ndërkohë që PD ka tentuar të mbajë si fasadë ndarëse nga PS retorikën manipulative të kujtesës «komunistëantikomunistë», në mungesë të diferencës së interesave të vërtetë, ndërkohë që, kur ka ardhur puna, ka bërë aleancë me LSI, që deri dje konsiderohej krahu më prokomunist i opozitës si dhe, së fundi, nuk ngurroi të bëjë aleancë, për disa vota në Tiranë, edhe me atë që trumbetohet si trashëgimtari i Enver Hoxhës, Hysni Milloshi. Në këtë kontekst pra, ajo që i ka ndodhur Ramës e të tijve është fatkeqësia se lufta për në këtë vend në të djathtë rezultoi në favor të interesave të Sali Berishës dhe të të tijve. Fakti
që ai kërkon sot thjesht e vetëm të kontestojë zgjedhjet si të vjedhura e jo të pranojë se ka humbur në lojën e dy të djathtave, tregon edhe pamundësinë për të bërë reformën e domosdoshme për krijimin e një opozite vërtet të majtë europiane shqiptare. Në këto kushte, ai duket se do të synojë të korrigjojë ndryshimet kusht
