Batista Objektivi i Argjentines fitorja e Kupes se Botes

Trajneri i kombëtares se Argjentines, Sergio Batista ka bere te ditur se objektivi i skuadres se tij eshte fitorja e Kupes se Botes. Batista mori drejtimin e perfaqesues bardhekalter, duke zevendesuar ne pankinen e saj legjenden Diego Armando Maradona pas deshtimit ne Boterorin 2010. Sipas tij, paraqitja e dobet ne Afriken e Juguit eshte vetem nje kujtim i hidhur, ndersa Argjentina i ka te gjitha mundesite te fitoje kompeticionin me te madh te futbollit Boteror.
“Nuk dua te flas per ate qe ndodhi ne Afriken e Jugut. Eshte thjesht e shkuara, ndersa une kam tjeter mendim te per ardhmen. Objektivi yne eshte Kupa e Botes, por edhe Kupa e Amerikes qe do te zhvillohet vitin e ardhshem. I kemi te gjitha mundesite te fitojme dhe une jam optimist per kete”, ka thene Batista, i cili ka ne skuader shume prej futbollisteve me te cilet fitoi medaljen e arte ne Lojrat Olimpike Pekin 2008, perfshi dhe Lionel Messin.
Talenti i Barcelones ishte nje nga me te kritikuarit pas deshtimit te Argjentines ne Boterorin e Afrikes se Jugut, por Batista ka marre edhe nje here ne mbrotje futbollistin e tij.
”Me Messin cdo skuader eshte e forte dhe ne jemi te lumtur qe ai eshte pjese e ekipit tone. Jam i bindur se do te beje ate qe ben te Barcelona, ashtu sic jam i bindur se Argjentina mund te luaje si Barcelona”, ka përfunduar Sergio Batista, i cili ne drejtimin e skuadres argjentinase ka regjistruar 3 fitore dhe vetem 1 humbje.
Nertan Prifti