E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez prane largimit mund te zevendesohet nga Leonardo

E ardhmja e Rafael Benitez eshte larg Interit, por ajo qe pengon zyrtarizimin e shkarkimit te trajnerit eshte nje klauzole ne kontraten e tij qe e detyron klubin zikalter t’i paguaje teknikut spanjoll 8 milione euro. Benitez nuk ka ndermend te heqe dore nga kjo shume, nderkohe qe Inter vazhdon te negocioje me agjentin e trajnerit per te gjetur nje menyre per te zgjidhur kontraten. Ne pritje te zyrtarizimit te largimit te teknikut spanjoll, klubi zikalter ka gati emrin e pasardhësit te tij.

Behet fjale per Leonardo, i cili ka mbështetjen e presidentit internist Massimo Moratti. Ulja ne pankine e teknikut brazilian ne pankinen e Interit do te sjelle te tjere skenare. Sipas mediave italiane, kjo do te ishte hakmarrja e pare e Interit ndaj rivalete te perjetshem te Milanit qe ne merkaton e veres veshen me ngjyrat kuqezi Zlatan Ibrahimovic. Por klubi zikalter kerkon edhe revanshin, pasi Leonardo do te afronte te Inter, Rikardo kaka, qe ne fitet e fundit ka qene nje ikone e Milanit perpara se te transferohej te Reali i Madridit.

Fantazisti brazilian duket se eshte jashte planeve te teknikut madrilen Jose Mourinho, nderkohe qe Inter ka gati dhe oferten qe do te binde klubin spanjoll. Ne tratativat per te rikthyer Rikardo kaka ne Serine A do te vendoset braziliani tjeter Maikon, i cili prej kohesh eshte ne shenjestren e Realit te Madridit. Per mediat italiane ky shkembim eshte me shume se i mundur, nderkohe qe shihet si dhe arsyeja kryesore e prishjes se raportit mes Interit dhe Rafael Benitez, i cili u ul ne pankinen zikalter veten me fillim te ketij sezoni.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›