E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri Magani Fitore se perndryshe na mori lumi te gjitheve

Ne seancen e djeshme trajneri Magani ka kryer eksperimentet e tij te fundit persa i perket formacionit qe do te hedhe ne fushe. Ndryshe nga heret e tjera kreu i pankines vlonjate i ka qendruar besnik asaj skeme loje qe ka perdorur gjate gjithe javes ne stervitje. Magani ka lene ne fuqi vendimin e tij per te luajtur me dy sulmues Bajevski-Xhafaj nje dyshe kjo qe rikthehet te luaje se bashku qe nga minuta e pare pas tri javesh. Kuptohet qarte se per kete ndeshje jam i detyruar te kompozoj dicka ne skuader. Kam menduar te bej vetem nje levizje. Bajevskin ta kaloj ne sulm per ti dhene mundesi ketij reparti dhe mesfushes per te shtuar presionin ndaj kundershtarit. Ndodhemi ne vendin e pare ne klasifikim dhe alternativat tona jane shume te qarta fitore dhe vetem fitore perndryshe na mori lumi te gjitheve u shpreh Magani. Flamurtari vjen pas nje humbje shume te debatuar ne Ballsh ku nuk munguan deklaratat per dhune nga ana e ballshioteve. Gjithsesi Komisioni i Disiplines nuk mori asnje mase.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›