E Diel, 1 Nëntor 2026

Pejic qeteson Do te qendroj

Per Pero Pejicin ka interesim nga klubet e tjera por ai ka qetesuar Tiranen duke deklaruar se nuk do te largohet. Edhe pse kjo gje e kenaq kroatin serish per te golat nuk do te kishin vlere nese Tirana nuk fiton. Bardheblute kane si objektiv titullin kampion dhe aktualisht ndodhen ne vend te trete ne renditje me 6 pike larg kreut. Kam firmosur nje kontrate me klubin e cila me mbaron deri ne gjashte qershor. Aktualisht jam mire. Skuadra po ecen nderkohe qe nga klubi jam paguar rregullisht. Nuk kam asnje shqetesim ketu dhe ndihem mire me grupin. Keshtu qe nuk kam arsye pse te largohem. Persa i perket ndeshjes me Lacin dua natyrisht qe te ve vulen time dhe te shenoj por mbi te gjitha do te ishte e rendesishme qe te merrnim tri pike ne nje fushe te veshtire si ajo ka thene kroati. Per futbollistin ka pasur interesim nga dy ekipe te tjera te Superliges. Keshtu kampionet ne fuqi te Dinamos duan qe ta marrin serish ne skuader lojtarin nisur nga paraqitjet e tij te mira. Gjithashtu eshte folur per nje largim te tij te Flamurtari. shte folur per nje shkembim mes dy klubeve Pejic-Bajevski.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›