Batuta e kunja, Majko: Edi mos pi kafe kur unë flas!
TIRANË-Në festën ndërkombëtare të Nënës, deputetët socialistë janë mbledhur tek hotel “Rogner” së bashku me nënat e tyre duke mbajtur dhe një panel diskutimi.
Cdo një prej tyre tregoi eksperiencën me nënën e tij dhe detyrën si politikan, ndërsa nuk kanë munguar dhe kunja e batuta në adresë të njëri-tjetrit.
“Kur erdha këtu e pata të vështirë, sepse asnjëherë nuk kam folur si politikan para nënës sime. Madje futa gruan të negocionte me nënën time, Janulllën që ta sillte këtu. Ajo i tha, hajde se kemi takim me prindër...Të lutëm Edi mos pi kafe kur unë flas, se na e nxin jetën nëpër mbledhje kur ne flasim në celularë, ndërsa ti mban fjalime”.
Më tej Majko tregoi se cfarë i ka treguar nëna rreth tij. “Linda më 15 nëntor, mamia iku pastaj në mbledhje partie, mua mu taks kjo puna e partisë. Dhe ajo që më ndihmoi të dilja në jetë ishte e majtë”.
Fjalën e radhës e mori dhe deputeti Sajmir Tahiri që tha:
Kur filloi të fliste Pandi për baballarët mendova që do kërkonte statusin e ish-ushtarakëve”, ndërsa paneli i të ftuarve plasi në të qeshura.
Madje Eglantina Gjermeni, e cila prezantonte panelin duke prezantuar nënat veçoi dhe rastin e Ermonela Jahos.
“Meqënëse kryetari na akuzoi se nuk i duam vjehrrat, por vetëm nënat, Ermonela në këtë takim ka ardhur me vjerrën”.
(d.b/BalkanWeb)