Tropojë, poetë nga treva shqiptare në konkursin e poezisë
TROPOJË- 27 poetë, nga treva të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera ku jetojnë shqiptarët, u mblodhën mbrëmë në mjediset e shkollës së re 9 vjeçare “Ali Podrimja”, të qytetit të Bajram Currit, në takimin “Ora Letrare”, zhvilluar në kuadër të mitingut të poezisë, “Gjakovë 2013”.
“Ky takim, i kthyer tashmë në një traditë, zhvillohet për të katërtin vit radhazi në Tropojë. Bashkëpunimi i krijuesve të rrethit të Tropojës, me ato të Gjakovës po vjen duke u zgjeruar, tha kryetari i klubit letrar të Tropojës, Lulzim Logu.
Për herë të parë, këtë vit u dha edhe çmimi për librin më të mirë mes dy takimeve letrare. Në këtë konkurs kishin paraqitur veprat e tyre rreth 30 poetë, ndërsa nga juria e ngritur për këtë rast u vlerësuan veçanërisht librat me poezi të krijuesve Lulzim Logu nga Tropoja, Ismet Krasniqi nga Klina e Kosovës dhe Dritan Niklekaj, me banim në Itali.
Si libri më i mirë, u vlerësua nga juria libri “Pikë mbi i…”, i poetit tropojan Lulzim Logu.
Gjithashtu u dhanë çmime edhe për interpretimin e poezive më të mira, ku çmimi i parë iu dha poetit nga Gjakova, Halil Haxhosaj, çmimin e dytë e mori poeti dhe aktorit nga Klina, Ismet Krasniqi dhe çmimi i tretë iu dha poetit Zog Hysenaj, nga Tirana.
Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, i Gjakovës dhe shoqata Kulturore “Xheladin Gosturani” e Tropojës, nxjerrin së bashku edhe gazetën “Rrezja e Shkëlzenit”.
(d.b/BalkanWeb)